Sot shënohet 24 maji Dita e vëlleezërve kirili dhe metodi. Me këtë rast nuk munguan as urimet nga krerët e shtetit. 24 maji është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.
Me aktivitete të shumta në vend sot u shënua Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve. Me rastin e kësaj dite nuk munguan urimet nga Krerët shtetëror drejtuar kishës dhe qytetarëve. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova uroi qytetarët e vendit duke ju dëshiruar që festën ta kaojnë me shëndet, dashuri dhe harmoni.
“Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre. Shenjtorët Kirili dhe Metodi treguan se me dijen, etjen për të vërtetën, drejtësinë, përkushtimin, humanizmin dhe fisnikërinë, kufizimet mund të kapërcehen dhe padrejtësitë mund të mposhten, ka shkruar Siljanovska Davkova.