26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Barcelona ia punon pas shpinës trajnerit Xavi, zhvillon negociata në Londër me Flick

Samiti i kësaj të mërkure në Londër mes Deco, Bojan Krkic dhe Hansi Flick i ka lënë përfaqësuesit e Barcelonës me ndjenja shumë të mira. Takimi që “SPORT” ka njoftuar dhe më vonë e ka konfirmuar “RAC-1”, ka qenë hapi i parë për të testuar trajnerin gjerman, i cili vitet e fundit ka qenë në stolat e Bayern Munich (2019-2020) dhe kombëtares gjermane (2021-2023).

Gjatë takimit në kryeqytetin anglez u bisedua për projektin që ka Barcelona, ​​veçanërisht me talentet e rinj, të cilët kanë shpërthyer me forcë në ekipin e parë, dhe kontratën e ardhshme që do të kishte Flick.

Klubi katalanas, gjithsesi duket se është një hap përpara dhe tashmë është shumë i qartë për qasjet dhe kërkesat e trajnerit gjerman. Në fakt, edhe pse në një mënyrë gjenerike, pa hyrë në detaje, drejtuesit blaugrana tashmë e dinë se çfarë synon Flick nëse ai merr drejtimin e Barcelonës.

Trajneri gjerman, i cili tashmë ka refuzuar Chelsea dhe është në pritje të katalanasve, shpreson se vendimi i Barçës nuk do të vonohet dhe do të jetë i afërt. Rafa Márquez, trajneri i Barcelonës B, është një tjetër opsion që po shqyrton zyra teknike e klubit.

Gjithsesi, para se të merret një vendim përfundimtar mes meksikanit dhe Flick, takimi i presidentit Laporta me Xavi është në pritje (është fiksuar pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Sevilla) për të përcaktuar të ardhmen e Barçës (2024-2025).

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit