Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu. Pasdite në më shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 27 gradë.





