15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

RMV, gjysma e parave apo afro një milion euro për reklama politike në rethin e parë shkuan për Sitelin, Kanal 5 dhe Alsatin

kanë raporte për reklama politike në vlerë prej 34.495 euro. Në Fokus, nga shtatë kandidatët, vetëm Bujar Osmani nuk ka bërë reklamë. Plusinfo e Branko Geroskit është në krye sipas PPR-së me 23.775 euro, ku mbi 10.000 euro janë nga reklamat e Gordana Siljanovska Davkovës, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve për president, me përjashtim të Bujar Osmanit, kanë një shumë më të vogël. Agregatori Time është afër shumës së Plusinfo me 23,251 euro. Më pas vjen Portalix i Furkan Saliut, i cili vetëm nga kandidatët shqiptarë – Arben Taravari dhe Bujar Osmani, ka treguar një shumë prej 21,626 euro.

Pas tyre janë A1on me 17.606 euro, Offnet në Trendo me 15970 euro, Press 24 në raportin e nënshkruar nga redaktori i TV Sitel, Slavica Arsova Spasovski me 10.111 euro dhe INA-online, portal në gjuhën shqipe, i cili vetëm nga Reklamat e Taravarit pritet të marrë 10.029 euro. Shuma nën 10.000 euro janë Agor Media nga Reçica e Vogël me portalin Pacenzure.com me 9.832 euro; Lider i Ljupço Zlatev me 9.157 nga reklamat e Gordana Siljanovska Davkova dhe Maksim Dimitrievski) Shkup info (7.117 vetëm me reklamat e Gordana Siljanovska Davkova, Tetova express (5.308 me reklamat e Arben Taravari); Eho Media Group me Ehoja e Shkupit (4756); Koha (4500); Klip Media (4,142). Pjesa tjetër janë me shuma më të vogla.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit