11.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Gruaja shokohet kur shkon në spital për analiza por i thonë se rezulton ‘e vdekur’

Susan Johnson tha se ishte shokuar kur stafi spitalit e informoi se rezultonte e vdekur prej katër muajsh.


Johnson tha se ishte paralizuar nga tmerri kur stafi spitalit të Yorkshire ne veri te Britanisë, nisi t’i shpjegonte të dhënat e tyre.

62 vjeçarja tregonte se ngatërresa e vitit të shkuar kishte tërbuar burrin e saj Bob, ndërsa përsëriste kritikat për sistemin shtetëror shëndetësor.

Susan tha për rrjetin BBC News: ‘I dhashë të dhënat e mia dhe fjala e parë që thanë ishte ‘ooh ti ke vdekur’. Unë e pyeta ‘Më fal, si the?’ Isha e shokuar’.

‘Ata më pas vendosën diçka në kompjuter dhe më thanë se mund të vazhdoja për analizat’.

Megjithse ajo i kreu analizat për të cilat kishte shkuar në spital, nëna e dy fëmijëve kuptoi në atë moment se të të konsideronin si një njeri i vdekur ishte diçka nga e cila nuk dilje dot kollaj.

Më herët për arsye të një gabimi, pensioni i Susan për kujdesin ndaj Bob, i cili është me paaftësi, ishte ndërprerë dhe asaj i duhet të shkonte te doktori i familjes për ta informuar që ‘ishte gjallë’.

Pa verifikuar sesi qëndronte puna punonjësit e kishin kualifikuar atë si të vdekur në sistem, shkruan rrjeti vendas Ladbibble.

Gruaja nga Sheffield, e kishte bërë verifikimin te doktori i familjes por të dhënat nuk ishin përditësuar dhe ajo rezultonte ende e vdekur në sistemin e tyre.

Megjithëse çeshtja rrjedhimisht u zgjidh, Susan shpjegonte se gabimi i çuditshëm kishte lënë pasoja në jetën e saj.

‘Kjo më preu krahët, nuk flisja më me njerëzit, ishte shumë e vështirë’, thotë gruaja në program, duke shtuar se kërkon t’i shkojë çështjes se papëlqyeshme deri në fund.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit