Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë kësaj të hëne, teksa në arsyetim thuhet se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe të mos lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Serbi.
“Për më tepër nuk po ndalet fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftim
Po ashtu në njoftim theksohet se Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë qasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla.
“Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”.