20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Zbulohet një planet i ri

Planeti i ri është i mbuluar nga aq shumë vullkane aktive dhe shpërthime llave saqë duket brilant.

Ai është një planet shkëmbor pak më i madh se Toka që rrotullohet rreth yllit të quajtur HD 104067, rreth 66 vite dritë larg dhe tashmë i njohur si strehues i një planeti gjigant, i përshkruar në ”The Astronomical Journal”, planeti inkandeshent i cili u identifikua falë të dhënave nga teleskopi hapësinor Tess nga grupi i Stephen Kane, nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside.

Të dhënat tregojnë gjurmë të qarta të pranisë së dy planetëve të tjerë më të vegjël: më i brendshmi nga të tre do të kishte një masë afërsisht 30% më të madhe se ajo e Tokës.

Sipërfaqja e planetit do të kishte një temperaturë mbi 2300 gradë, madje më e lartë se ajo e disa yjeve, dhe arsyeja për kaq shumë nxehtësi do të ishte aktiviteti i tij intensiv vullkanik.

Ajo që shkakton shpërthime të vazhdueshme do të ishte forca gravitacionale e kombinuar e yllit dhe planetit gjigant shoqërues, të cilët ‘shtrydhin’ planetin shkëmbor, duke prodhuar forca të mëdha baticash në zemrën e tij ende të shkrirë, duke gjeneruar kështu çarje të thella nga të cilat rrjedh llava.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit