15.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Vendim i mrekullueshëm: Familja e vogëlushes 2 muajshe që ndërroi jetë kthen 15,500€ e mbledhura për të

•Vendim i mrekullueshëm: Familja e vogëlushes 2 muajshe që ndërroi jetë kthen 15,500€ e mbledhura për të, organizatorët ia japin të riut që do të operohet këto ditë•

Para pak ditësh ndërroi jetë vogëlushja Noela Osmani nga Kaçaniku, për të cilën u mblodhën para nga vullnetmirët për shërim.

E pas këtij momenti, familja e Noelës vendosi t’i kthejë 15,500€ e mbledhura për të, raporton Gazeta Online VeriuInfo.

Organizatorët kanë vendosur që mjetet t’ia dhurojnë të riut nga Nerodimja, Shkëlqim Biba, që do të operohet këto ditë.

Njoftimi i plotë:

Familja e vogëlushes Noela Osmani nga Elezaj-Kaçanik kthen të gjitha paratë e mbledhura për të❤️

Noela 2 muajshe tri ditë më parë ndërroi jetë, lusim Zotin që ta mëshiron shpirtin e saj të njomë💔
Familja e saj sot na dorëzoi të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e saj, andaj së bashku vendosëm që 15 mijë e 500 euro t’ia dedikojmë të riut ferizajas Shkëlqim Biba 31 vjeçar nga Nerodimja, që do të operohet këto ditë, e ka mbetur shumë keq nga një lëndim në trupin e tij.
Zoti e meshiroftë Noelën, e Zoti e shëroftë Shkëlqimin plotësisht t’i kthehet familjes shëndosh e mirë🤲

Kjo traditë e mirë në Ferizaj që të kthehen paratë rastin tjetër që ka nevojë, njihet kudo tashmë në Kosovë e më gjerë.

Çdo ditë ne heqim halle të njerzëve, gëzojmë familje dhe japim shpresë për jetë më të mirë.
Faleminderit❤️
Ferizaj e Kaçanik

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit