Kilian Mbape të premten përmes një video mesazhi ka njoftuar publikisht se do të largohet nga PSZH. Ai nuk do ta vazhdoj kontratën me kampionin e Francës dhe do të luaj ndeshjen e fundit në ”Parc de Prince” të dielen ndaj Tulluzit, ku edhe do të përshendetet me tifozët parisien.
Edhe pse Mbappe do të largohet si futbollistë i lirë, PSZH do të kursejë plot 200 milionë euro nga largimi i 25 vjeçarit. Aty llogaritet zgjatja e kontratës një vjeçare që nuk është shkaktuar dhe gjithashtu bonusin e besnikërisë së këtij sezoni rreth 80 milion euro, që nuk do të paguhet.
Kilian Mbape pritet ta vazhdoj karrierën te skuadra e Real Madridit, ku zyrtarizimi i tij do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, më 1 qershor./IndeksOnline/