6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Pendarovski: Ende nuk ka përgjigje nga Turqia për ekstradimin e Palevskit

Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për mandatin e dytë Stevo Pendarovski, u shpreh se nuk di asgjë konkrete që mund të vonojë ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço nga Turqia, i ftuar në emisionin “360 gradë” në MRT 1.

“Me siguri bëhet fjalë për procedurat e brendshme ligjore të atij vendi që nuk e di”, thotë Pendarovski i pyetur për procedurën e ekstradimit nga Turqia të Ljupço Palevski-Palço.

Në lidhje me atë se a ka dijeni pse Ljupço Palevski Palco ende nuk është ekstraduar në Maqedoni dhe nëse mediat raportojnë se në ndërkohë kërkesat nga Turqia për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s janë të sakta, ai u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij, kërkesat për një ekstradim të tillë datojnë nga periudha kur Ministre e Drejtësisë ishte Renata Deskoska.

Sipas Pendarovskit, disa nga ata njerëz u larguan nga vendi. Ai ka theksuar se nuk është në dijeni për ndonjë kërkesë të re.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit