Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s, më 24 mars 1999, Ali Zeqaj iu tha anëtarëve të familjes të bëheshin gati për të ikur nga shtëpia. Aliu dhe gruaja e tij, Jelica Kerezoviç, janë një çift etnikisht i përzier, shqiptar dhe serb. Por të pasurit një grua serbe nuk do t’i shërbente atij si mburojë ndaj keqtrajtimeve gjatë luftës.

Pak muaj më parë Aliu ishte plagosur nga policia serbe në rrugën Pejë- Deçan, derisa së bashku me të shoqen po përpiqeshin ta ndihmonin një të ri që t’i shmangej arrestimit të policisë.