26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”.

Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me ushtrinë dhe policinë okupatore serbe.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Rifat Jashari.

Jashari në fjalën e rastit porositi që shqiptarët të jenë të bashkuar.

“Dhashtë Zoti gjithmonë jemi bashkë, me Shqipëri, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë, me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë me i arrit qëllimet tona shekullore. Atëherë nëse bashkohemi e kemi arritur amanetin e atyne që kanë ra brez pas brezi”, tha ai.

Po ashtu 24 marsi, shënon një ngjarje tejet të rëndësishme për çlirimin e Kosovës.

Në vitin 1999-të, pikërisht në këtë ditë nisën edhe bombardimet ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.

Pas 78 ditë, u arrit qëllimi, u dorëzua “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit