Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në vende të hapura. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 10:30 deri në orën 12:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatit Saçevë. Nga zjarri ishte kapluar sipërfaqe më e madhe, më saktë 20 hektarë, ndërsa kanë intervenuar pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
NJTZ Veles dje prej orës 13:08 deri 14:20, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në mbeturina të djegura në fshatin Reçan.
Dy zjarrfikës me një automjet nga NJTZ Kavadar dje prej orës 15:10 deri në orën 15:50 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në sipërfaqe prej 1,5 dekarë në fshatin Drenovë.
Zjarrfikësit nga NJTZ Kumanovë dje prej orës 10:55 deri në orën 11:25 kanë shuar bimësi të ulët në fshatin Rramanli.
NJTZ Tetovë dje prej orës 16:30 deri në orën 17:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët përgjatë rrugës për fshatin Trebosh.





