Zëvendëskryetari i TIKA-s, Yahya Coşkun, vizitë në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Një delegacion i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), të kryesuar nga zëvendëskryetari Yahya Çoskun, gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast po zhvillojnë takime me sektorin civil dhe vizita në qendra kulturore dhe historike të vendit.

Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i TIKA-s, i kryesuar nga nënkryetari Yahya Çoskun dhe Koordinatoren e TIKA-s në Shkup, znj. Şeyma Babayiğit, zhvilluan takime të rëndësishme me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, ku u realizuan vizita në shoqatat turke: “Ensar”, “Köprü” dhe vizitë Qendrës Kulturore “Yiğit Paşa” në Shkup. Në kuadër të këtyre takimeve, përfaqësuesit e shoqatave përkatëse, njoftuan për së afërmi zëvendëskryetarin e TIKA-s, Çoşkun, mbi aktivitetet sociale, kulturore, humanitare dhe arsimore që po realizohen nga sektori civil në vend. Delegacioni i TIKA-s, me këtë rast gjithashtu vizituan edhe konviktet studentore për vajza dhe djem të Shoqatës Humanitare dhe Arsimore “Ensar” në Shkup.

Sot, me datë 29 nëntor, delegacioni i TIKA-s, gjatë qëndrimit të tyre në Shkup dhe Kumanovë, kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të sferës kulturore dhe mediatike.

Kështu që, zëvendëskryetari i TIKA-s, Yahya Çoskun, së bashku me delegacionin turk, realizuan takim me Kryetarin e Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC), Prof. Dr. Adnan Ismaili, ku temë diskutimi ishin rikonstruimi i objekteve të Vilajetit të Kosovës, zyret aktuale të Fondacionit.

Përveç kësaj, delegacioni turk, gjithashtu kanë realizuar takime edhe përfaqësuesit e shoqatave: “Klubi Elita”, “Merhamet” dhe “Vizioni-M”, ndërkaq në kuadër të vizitës në qytetin e Kumanovës: u vizitua xhamia e lashtë historike në Tabanovc, ku për së afërmi u njoftuan mbi zhvillimet e fundit dhe rikonstruimin e saj.

Delegacioni i TIKA-s, gjatë ditës së sotme gjithashtu vizitoi edhe zyrat e TV Shenja, ku për së afërmi u njoftuan mbi projektet e reja mediatike dhe programore të TV Shenja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit