Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është tensionuar sërish, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe me fishekzjarre drejt policisë
Disa protestues kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarre dhe kapsolla në drejtim të kordonit policor të vendosur përpara godinës.
Efektivët e policisë iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ndërsa disa autobotë me ujë i “ndoqën” nga pas drejt parkut Rinia.
Më herët, uniformat blu ndërhynë para godinës së Kryeministrisë duke shpërndarë turmën me spraj me piper. Disa persona u shoqëruan








