Mundësi e re për karrierë në mbrojtje: Akademia Ushtarake hap konkursin për master, Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Advertisement

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve (master), duke ofruar një mundësi të re për avancim akademik dhe profesional.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të informohen për kushtet e konkursit dhe të aplikojnë.

Sipas tij, studimet në Akademinë Ushtarake përbëjnë një mundësi për avancim profesional, zgjerim të njohurive dhe ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë perspektivë.

“Mos e prit mundësinë – bëhu pjesë e saj! Dija, profesionalizmi dhe përkushtimi ndërtojnë të ardhmen”, ka shkruar Shabani në rrjetet sociale.

Konkursi i plotë, kushtet e aplikimit dhe informacionet shtesë janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë Ushtarake.

Të interesuarit mund të informohen për konkursin në linkun e mëposhtëm:

Akademia Ushtarake – Konkursi për studimet master

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit