Shkup, 26 nëntor – Sot në Parlament u mbajt aktivitet edukativ i organizuar nga Instituti parlamentar me moton “Të drejtat e mia, e ardhmja ime – Të drejtat e fëmijëve në botën digjitale”.
Në ngjarje morën pjesë deputetët Dragana Bojkovska, Bojan Stojanoski, Emilija Angellova dhe Sllavjanka Petrovska si dhe drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënës nga tre shkollat fillore në Komunën e Ilindenit: SHFK “Risto Kërle”, SHFK “Goce Dellçev” dhe SHFK “Vëllezërit Milladinovi”. Ndër të pranishmit ishte edhe përfaqësuesi i UNICEF-it në vendin tonë.
Aktivitetin e hapi Daniell Gjoqeski në rolin e moderatorit i cili i përshëndeti deputetët e pranishëm, drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe përfaqësuesin e UNICEF-it i njoftoi me programin dhe rrjedhën e evenimentit dhe u uroi punë të suksesshme.
Fjalimin përshëndetës e mbajti deputetja dhe kryetarja e Klubit për çështje dhe politika rinore, Dragana Bojkovska e cila iu referua rëndësisë së të drejtave dhe detyrimeve të fëmijëve, si dhe rolit dhe kompetencave të Kuvendit. Drejtorët e tre shkollave fillore si dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, mbajtën fjalimet e tyre.
Në vazhdimin e ngjarjes u realizua simulimi i seancës së Parlamentit të fëmijëve, në të cilën nxënësit morën pjesë aktive në debat dhe ndanë qëndrimet dhe mendimet e tyre mbi çështjet me rëndësi të veçantë për jetën e tyre të përditshme. Fokusi i diskutimit ishte mbi të drejtat e fëmijëve, sfidat dhe mundësitë që sjell bota digjitale, ndikimi i mediave sociale, përdorimi i inteligjencës artificiale, si dhe rëndësia e respektit të ndërsjellë, komunikimit të përgjegjshëm dhe sjelljes së sigurt në rrjetet sociale.
Në pjesën e fundit të aktivitetit në debat u përfshin edhe deputetët e pranishëm, të cilët ndanë mendimet dhe qëndrimet e tyre mbi çështjet dhe temat e ngritura më parë nga nxënësit nga perspektivat e tyre personale dhe profesionale.








