Açkoska, Gjorgoski, Pajaziti dhe Shumkovski, fitues të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026

Advertisement

Shkup, 26 nëntor – Historiania Prof. Dr. Violeta Açkoska, biologu Prof. Dr. Icko Gjorgoski dhe profesori universitar Prof. Dr. Ali Pajaziti – në fushën e edukimit dhe arsimit dhe artisti figurativ Prof. MR. Jovan Shumkovski – në fushën e kulturës dhe artit, janë fituesit e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026.

Vendimin në një seancë më 26 tetor 2026  e mori Këshilli për Ndarjen e këtij Çmimi, i kryesuar nga Prof. Dr. Dragi Mitrevski, ndërsa sot e bëri të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2026 në orën 11:00 në Kuvend.

Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë shtetërore për arritje afatgjata në fushat e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në aktivitetet shoqërore me interes publik në Maqedoni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit