Ali Ahmeti takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë në Zvicër, diskuton për investimet dhe rrjetëzimin

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim në Zvicër me ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë shqiptarë, ku është diskutuar për arritjet e mërgatës dhe mundësitë për bashkëpunim me vendlindjen.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme, si arsimi, shkenca, ekonomia dhe biznesi, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave kombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit, sipas tij, është diskutuar edhe për rrjetëzimin e profesionistëve shqiptarë, transferimin e dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe për mundësitë e investimit në vendlindje./Ora24

Ahmeti e ka cilësuar mërgatën si një pasuri të çmuar kombëtare dhe potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Në fund, ai ka shprehur krenarinë për arritjet e bashkatdhetarëve shqiptarë në Zvicër.Ora24

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit