Durmishi paralajmëron masa nëse konstatohen rritje të marzheve

Advertisement

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të ndërmarrë masa nëse inspektorati shtetëror i tregut konstaton rritje të marzheve bruto-përfituese mbi të lejuarën, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për lëvizjen e çmimeve, posaçërisht para festave që paraprijnë.

Durmishi theksoi se nëse Inspektorati shtetëror i tregut konstaton rritje të marzheve bruto-përfituese për mbi 10 apo 15 për qind, Ministria do të veprojë në pajtim me procedurat administrative dhe kompetencat që i ka, siç ka bërë edhe në periudhën e kaluar.

Sipas tij, për momentin marzhet janë stabile, edhe pse ka rritje të çmimeve. Ai sqaroi se kjo pjesërisht i referohet faktit që rreth 70 për qind e produkteve importohen, kështu që tregtarët vendorë i furnizojnë produktet themelore nga jashtë, ku formohen çmimet furnizuese.

“Ne nuk mund të ndikojmë ndaj çmimeve që i caktojnë shtetet e tjera. Kompetenca jonë është t’i kontrollojmë marzhet bruto-përfotuese në tërë zinxhirin, nga prodhuesi, përmes distributorit, deri te tregtari. Nëse Inspektorati shtetëror i tregut konstaton se marzhet janë rritur, poaçërisht në këtë peroidhë kur parapriojnë festat, është normale që do rë reagojmë, siç reaguam edhe në të kaluarën”, deklaroi Durmishi.

Ai shtoi se tani për tani marzhet janë stabile dhe vlerësoi se vendi ka inflacionin më të ulët në rajon.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Vllatko Stojkoski theksoi se ISHT po kryen mbikëqyrje të vazhdueshme mujore inspektuese në të gjithë zinxhirët e marketeve dhe shitoreve lokale në tërë territorin e shtetit, me ç’rast, sipas analizave të fundit, çmimet dhe marzhet bruto-përfituese janë stabile në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se sa kontrolle janë kryer për shkak të rritjes së çmimeve dhe nëse janë shqiptuar dënime të subjekteve konkrete, Stojkoski sqaroi se mbikëqyrjet po bëhen rergullisht dhe i përfshijnë të gjitha zinxhirët më të mëdhenj tregtarë, por edhe marketet lokale.

“Ne jemi ekonomi e lirë, por kemi mbikëqyrje të vazhdueshme në nivel mujor. Literalisht janë përfshirë të gjithë zinxhirët e marketeve dhe të gjitha marketet lokale në tërë territorin e shtetit. Nga analiza e fundit, në kuadër të së cilës në kontabilitete janë shqyrtuar marzhet bruto-prodhuese dhe çmimet, mund të them se ato janë stabile në krahasim me vitin e kaluar. Ka rritje të caktuar, megjithatë tani për tani kemi stabilitetet edhe në nivel mujor edhe në krahasim me periudhën e njejtë në vitin 2025”, tha Stojkoski.

Ai theksoi se veprimi i shërbimeve inspektuese bazohet në Ligjin për tregti dhe Ligjin për mbrojtje të konsumamtorëve, të cilët parashohin masa të ndryshme për shkeljet e caktuara.

Lidhur me numrin e masave të shqiptuara rreth ligjeve konkrete, Stojkoski tha se mund të përgatiten dhe parashtrohen të dhëna, sepse Ligji për tregti përfshin disa sektorë, dhe jo vetëm markete.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit