Qytetari meriton të jeton në shtet ku ka standarde dhe jetë evropiane dhe kjo do të ndodhë. Kështu u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Bytyqi shtoi se standardi evropian nënkupton që askush mos të abuzon me jetën e përditshme të qytetarëve.
“Dhe kjo që kemi fillu tani është rrugë që nuk zhbëhet. Nuk ka kthim mbrapa”, tha Bytyqi.
Ai tha se nuk ka arsye për mos implementimin e ligjit. Sipas tij do të bëhet çmos për të mbrojtur interesin e qytetarëve.
“Në rrugën e integrimeve evropiane ka mbaruar koha e atyre të cilët zgjohen në mëngjes dhe thonë do shkojë apo nuk do shkoj në punë. Do shkohet në punë do punohet për interesin e qytetarit nëse jo, ka punë tjetër, ku mund të paguan dikush por jo si shërbyes civil”, deklaroi zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.





