Presidentja Siljanovska-Davkova nesër pret liderët e Ballkanit Perëndimor! Ohri bëhet nikoqir i samitit të Procesit Bërdo-Brioni

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë nikoqire e takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni, i cili do të mbahet nesër në Ohër. Bashkorganizatorë të takimit janë presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në takimin rajonal do të marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesja dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željka Cvijanović, Denis Bećirović dhe Darijana Filipović, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupić, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

 

 

Procesi Bërdo-Brioni është një nismë rajonale e themeluar në vitin 2013 nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit.

Përveç Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Kroacisë, pjesë e kësaj nisme janë edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit