Forumi i parë i diplomacisë energjetike mbledh përfaqësues ndërkombëtarë në Shkup

Advertisement

Forumi i parë i diplomacisë energjetike mblodhi ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, ministra, zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, drejtues të kompanive vendore dhe të huaja, institucione financiare dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.

Ndër pjesëmarrësit kishte përfaqësues të Komisionit Evropian, Kombeve të Bashkuara, UNDP-së, UNECE-së, Bankës Botërore, BERZH-it, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ENTSO-E-së, trupit diplomatik, si dhe kompanive dhe institucioneve kryesore energjetike.

Përmes diskutimeve për udhëheqjen e grave në energjetikë, sigurinë energjetike, burimet e ripërtëritshme dhe financimin e gjelbër, forumi krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave të reja, si dhe për ndërlidhjen e aktorëve të ndryshëm.

Rëndësi të veçantë ka Deklarata e Shkupit për gratë në diplomacinë energjetike, e cila përcjell mesazhin për udhëheqje më të fuqishme të grave, përfshirje më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe forcim të bashkëpunimit mes grave në sektorin energjetik në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

I organizuar nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në partneritet me Zyrën e OKB-së, UNDP-në dhe UNECE-në, forumi tregoi se sfidat energjetike kërkojnë qasje të përbashkët, besim dhe bashkëpunim më të fuqishëm rajonal dhe ndërkombëtar.

Vlera e vërtetë e takimeve të tilla qëndron në ndërlidhjen e njerëzve, institucioneve dhe ideve. Sepse e ardhmja energjetike nuk ndërtohet e veçuar, por përmes dialogut, partneriteteve dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit