Mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Advertisement

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 gradë deri 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri 12 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë zero gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 8 gradë.

Deri të dielën, moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje që do të jenë më të dendura (mbi 30 l/m² në 24 orë), dhe mbi 80 l/m² gjatë gjithë periudhës. Për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore nga veriu, gjatë fundjavës reshjet do të jenë shi dhe borë në disa nga vendet më të larta, dhe në male vetëm borë ku do të formohet shtresë e re bore. Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell. Në mëngjes, temperaturat do të jenë nën zero, bëjnë të ditur nga DPHM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit