Dëshmoi Bujare Abazi: Alta Banka Beograd me dokumentacion të plotë e mori “Stopanska Bankën” Manastir

Advertisement

Komisioni për mbikëqyrje të tregut të kapitalit mbajti mbledhje të rregullt dhe askush nuk e kontestoi dokumentacionin e plotë të parashtruar drejt nesh për dhënie të pëlqimit për ofertën për marrje të “Stopanska banka” Manastir nga Alta banka Beograd, theksoi Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për mbikëqyrje të tregut të kapitalit, e cila si dëshmitare mori pjesë në debatin e sotëm mbikqëyrës për Alta bankën në Kuvendin e Maqedonisë.

Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet, Abazi u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga deputetët Sanja Llukarevska, Mile Lefkov dhe Rina Ajdari, të cilët u fokusuan në procesin e marrjes së “Stopannska bankës” Manastir nga Alta naka Beograd dhe dokumentacionin e nevojshëm për atë proces.

“Për këtë rast është resçektuar ligji. Konkursi u shpall në tre gazeta nacionale, ndërsa ne kishim për detyrë, dhe atë e bëmë, të kontrollojmë nëse kishte dokumentacion të plotë nga banka që bëri ofertën. Kishte gjithashtu dokumente nga Banka Qendrore e Serbisë, nga Banka Popullore e Maqedonisë, dokumente të miratuara nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës nga Serbia dhe Maqedonia. Blerësi kishte dokumentet e kërkuara me ligj dhe kështu mundi të blinte 100 përqind të aksioneve të Stopanska Banka Bitola, për të cilat u lidh një marrëveshje me pëlqimin e autoritetit kompetent. Komisioni ynë shqyrtoi dokumentacionin dhe arriti në përfundimin se nuk kishte vërejtje, ato u deklaruan edhe në procesverbalin e seancës së mbajtur. Ne morëm vendimin si anëtarë të Komisionit unanimisht – u përgjigj Abazi dhe shtoi se deri në këtë moment, bazuar në ligj, dhe që nga fillimi deri më sot, nuk ka pasur asnjë problem, nuk mungon asnjë dokument për procedurën për mënyrën e marrjes në dorëzim të bankës

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit