Ndërmarrja Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njofton se sot një pjesë e konsumatorëve në Komunën Qendër do të mbeten pa furnizim me ujë.
Sipas njoftimit, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, me diametër F-80 milimetra, në rrugën „Partenij Zografski”, nga ora 09:00 e deri në sanimin e defektit, pa ujë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në rrugët „Partenij Zografski”, „Aco Karamanov” dhe „Perisha Saveliq”.








