Mjegull me dukshmëri deri në 60 metra në rrugën drejt Kodrës së Diellit

Advertisement

Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa ndalesa, ndërsa të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri 60 metra ka në aksin rrugor nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit rrugët janë të lagështa, ndërsa në rajonet tjera kryesisht të thata.

Nga ndërmarrja paralajmërojnë se në rrugët që kalojnë nëpër gryka, janë të mundshme rrëshqitje më të vogla të dheut dhe u bëjnë apel shoferëve të drejtojnë automjetet me kujdes, të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”, siç thuhet, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit