Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 2, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 6 deri 12 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër në mëngjes do të jetë mot i kthjellët dhe i ftohtë, me temperatura negative të mëngjesit. Gjatë ditës vranësirat do të rriten gradualisht dhe nga fundi i ditës do të vijojë periudhë e motit kryesisht me vranësira dhe të reshura të kohëpaskohshme. Reshjet do të jenë më të mëdha të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku do të bien 30 litra për metër katror, ndërsa të premten në pjesët jugore dhe lindore do të ketë të reshura mbi 20 litra për metër katror. Për shkak të ftohjes në ditët e fundjavës, priten të reshurat të jenë të shiut dhe borës.








