Mucunski në Athinë, në fokus anëtarësimi në BE

Advertisement

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski në Athinë mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të homologut të tij grek Jorgos Gerapetritis. Sipas Mucunskit në fokus të takimit ishin sfidat aktuale të politikave të zgjerimit dhe hapat e ardhshëm për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm tha se vendet mike të rajonit konfirmuan përpjekjet që zgjerimi të mbetet lartë në agjendën e BE-së dhe procesi aderues në përshpejtohet. Në kuadër të grupit, Mucunski u takua me homologun e tij grek dhe sipas njoftimit është konfirmuar zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve dypalëshe dhe gatishmëria për zgjerim të bashkëpunimit përmes dialogut politik, lidhjes infrastrukturore dhe energjetike përgjatë Korridorit 10.

“Formati “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” është një format i rëndësishëm për tërë rajonin, para së gjithash sepse bëhet fjalë për grup të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat bëjnë pjesë në grupin e mbështetësve parimorë të zgjerimit. Këto janë vende të cilat në mënyrë aktive punojnë për të dhënë shtytje maksimale me qëllim që në ta arrijmë qëllimin final, që është anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Në kontekst të kësaj, në takimin e sotëm në dy panele të ndryshme diskutuam për sfidat në rajon, por edhe për atë se si bashkërisht do ta dimensionojmë politikën e zgjerimit, edhe ata që janë Brenda Unionit edhe ne që jemi jashtë tij dhe për këtë arsye konsideroj se është tejet e rëndësishme që pikërisht Greqia ishte nikoqir”, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit