Ministria e Shëndetësisë dënon ashpër incidentin para Poliklinikës Jane Sandanski në Shkup, në të cilin punonjësit e kujdesit shëndetësor u sulmuan gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale, thuhet në komunikatën e ministrisë së Shëndetësisë për media
Çdo formë dhune, kërcënimi ose pengimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në kryerjen e detyrave të tyre është e papranueshme dhe duhet të sanksionohet në mënyrë të përshtatshme, thotë ministria e Shëndetësisë.
Kjo mnistri thekson faktin se një sulm i tillë do të procedohet penalisht bazuat në ligjet në fuqi.
Vërejmë se një sulm ndaj një punonjësi të kujdesit shëndetësor dhe një asistenti të kujdesit shëndetësor është vepër penale. Sipas nenit 304-d të Ligjit për Mbrojtjen e Shëndetit, një sulm ose kërcënim serioz ndaj një punonjësi të kujdesit shëndetësor dhe një asistenti të kujdesit shëndetësor gjatë kryerjes së një aktiviteti shëndetësor dënohet me gjobë ose burgim, dhe në varësi të rrethanave dhe pasojave të sulmit, me dënime më të rënda’’, thekson ministria Shëndetësë.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në vijën e parë çdo ditë në kujdesin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Dhuna nuk ka vend në institucionet e kujdesit shëndetësor, thotë mnistria e Shëndetësisë.








