Sulejmani i kundërpërgjigjet BDI-së: Priten edhe 2.470 bursa, rezultatet nuk janë përfundimtare

Advertisement

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur akuzave të BDI-së për përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë në ndarjen e bursave, duke thënë se rezultatet e publikuara deri tani nuk janë përfundimtare.

Sulejmani thotë se bursat ndahen sipas kritereve të konkursit dhe jo në bazë të përkatësisë etnike apo preferencave politike.

Ai thekson se pritet të publikohen edhe rezultatet për 900 bursa sociale dhe 1.570 bursa për nxënësit në paralele duale, ku, sipas tij, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh.

Sipas zëvendësministrit, përfaqësimi i nxënësve shqiptarë duhet të analizohet pasi të publikohen rezultatet në të gjitha kategoritë, ndërsa shprehet i hapur për transparencë dhe publikimin e të dhënave të përmbledhura për aplikimet dhe pikëzimin.

Sulejmani fton partitë politike që çështjet e arsimit të trajtohen me fakte të plota, duke theksuar se synimi mbetet mundësi të barabarta për çdo nxënës./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit