Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka uruar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.
Qyra ka kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, kur u hodhën themelet e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.
Në videon e publikuar, ai thekson se kjo ditë përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, ndërsa gjuhën shqipe e cilëson si identitet dhe trashëgimi të përbashkët.
Me këtë rast, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Shqipërisë, SHFK-në „Murat Labunishti“ dhe Komunën e Strugës, është shënuar kjo ditë e veçantë.
„Gjuha shqipe është identiteti dhe trashëgimia jonë e përbashkët“, thuhet në urimin e kryetarit Qyra.








