Mendi Qyra: Gjuha shqipe, pjesë e pandashme e identitetit dhe së ardhmes sonë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shënuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përmes pjesëmarrjes në Akademinë Solemne të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në një mesazh të publikuar me këtë rast, Qyra ka theksuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku intelektualët shqiptarë u bashkuan për të vendosur një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe.
Si kryetar i Strugës, qytetit që sipas tij frymon përmes vargut dhe kulturës, Qyra e ka cilësuar nder të veçantë përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.
Ai ka theksuar se ruajtja, kultivimi dhe përcjellja e kësaj trashëgimie te brezat e rinj mbetet detyrim, duke nënvizuar se gjuha shqipe është pjesë e pandashme e identitetit dhe së ardhmes sonë.
Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit