Një veturë është përfshirë nga zjarri në oborrin e një shtëpie në Haraçinë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në rast janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit.
Nga fotografia shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në pjesën e përparme, ndërsa zjarri ka lënë gjurmë edhe në dyshemenë e oborrit.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për rrethanat e plota të rastit.
Zjarrin e ka shuar vetë pronari i automjetit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 03:30, në rrugën „5“ në Haraçinë.
Automjeti i djegur ishte i parkuar në një garazh dhe është në pronësi të B.S. (33) nga Haraçina.
„Zjarri është shuar nga pronari, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes“, njoftojnë nga MPB-ja.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, as vlera e dëmit material
Ora24.tv do të përcjellë zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.








