Pas ndërprerjes së testimeve diagnostike për brucelozën te gjedhet, nga e hëna, 23 nëntor, do të rifillojnë analizat laboratorike. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka gjetur zgjidhje për vazhdimin e këtij procesi, pas kërkesave të shoqatave veterinare.
Testimet do të kryhen nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup, me qëllim realizimin e masave të parapara në Programin për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve për vitin 2026.
AUV dhe Fakulteti kanë lidhur marrëveshje për donacion, e cila mundëson vazhdimësi të analizave laboratorike.
Qëllimi i testimeve është zbulimi, monitorimi dhe kontrolli i brucelozës, parandalimi i përhapjes së sëmundjes, garantimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve të shëndetshme, si dhe mbrojtja e shëndetit publik.








