Sot mot i ndryshueshëm, në fundjavë priten reshje në perëndim
Sot, në Maqedoninë e Veriut në orët e mëngjesit priten reshje shiu. Gjatë ditës reshjet do të pushojnë dhe moti do të kthjellohet. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 22 gradë Celsius. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e fortë nga perëndimi, e cila në disa vende mund të kalojë 80 kilometra në orë.
Në Shkup, në mëngjes do të ketë mundësi për shi, ndërsa më pas pritet mot kryesisht me diell dhe erë e dobët deri mesatare.
Gjatë fundjavës, të shtunën në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në lindje pritet më shumë diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 20 gradë. Të dielën paradite moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa më vonë do të ketë vranësira dhe në mbrëmje mundësi për reshje në perëndim. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë Celsius.








