Problemi me lopët që enden pa kontroll nëpër rrugët e Kriva Pallankës, duke rrezikuar sigurinë e banorëve, ende nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka bërë të ditur për median „Fokus” se deri më tani janë kapur gjithsej 96 krerë gjedhe.
Nga Agjencia thonë se vazhdojnë aktivitetet për kapjen dhe largimin e kafshëve, por përballen me vështirësi për shkak të terrenit të paarritshëm dhe pengesave nga ish-pronarët e tyre.
Aty theksojnë se po kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe pushtetin lokal, duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mirëqenien e kafshëve.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Saško Mitovski, sot ka ngritur kallëzime penale ndaj zyrtarëve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.








