DPHM me alarm: Maqedonia do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/h

Advertisement

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta nga jugperëndimi me mbi 80 km/orë.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme me intensitet të ndryshueshëm.

Nën ndikimin e rrymave ajrore jugore, do të jetë relativisht ngrohtë deri të premten me temperatura që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Sinoptikët nga e shtuna paralajmërojnë rënie të temperaturave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit