Më 17.11.2026, në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur „Nyja e NATO-s “, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, e privuan nga liria A.I. (29) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur pesë persona emigrantë nga Nepali.
Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.








