Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se qeveria Ramae ka shpërdoruar dhe vjedhur fondet publike, ndërsa e cilësoi buxhetin e vitit 2027 si një dokument që, sipas tij, do të thellojë varfërinë dhe do të rrisë çmimet për qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se në 14 vite qeverisje janë administruar 67 miliardë euro nga paratë publike dhe pretendoi se rreth 50 miliardë euro janë vjedhur.








