Një 51-vjeçar nga fshati Begnishtë i Kavadarit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij janë gjetur disa armë zjarri dhe municion pa dokumentacionin përkatës.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i C.D. është realizuar më 17 nëntor 2026, rreth orës 09:40, nga nëpunësit policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Kavadar.
Gjatë bastisjes, e cila është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë sekuestruar dy karabina gjuetie, njëra prej tyre me shënjestër optike, një pushkë gjuetie, si dhe gjithsej 14 fishekë gjuetie dhe disa fishekë të tjerë.
Policia njofton se 51-vjeçari është ndaluar në stacion policor, ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.










