Qeveria mbetet në qëndrimin për kufizimin e lojërave të fatit dhe tashmë ka ndërmarrë masa konkrete ligjore për të kufizuar mundësitë e organizimit të tyre, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Levicës, Jovana Mojsoska, lidhur me funksionimin e Lotarisë Shtetërore, Nikolloski u pyet nëse Qeveria do të iniciojë shkarkimin e drejtorit Aleksandar Klimovski dhe nëse do të mbyllet platforma e lojërave të fatit online „Megawin“.
Sipas Nikolloskit, me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit janë vendosur kufizime më të rrepta për reklamimin, lokacionet ku mund të organizohen lojërat e fatit, si dhe janë rritur ndjeshëm detyrimet financiare për organizatorët.
Ai bëri të ditur se zbatimi i plotë i ndryshimeve ligjore nis më 1 janar.
„Nga kjo datë, i vetmi subjekt që do të mund të organizojë lojëra të fatit online do të jetë shteti, përmes Lotarisë Shtetërore. E njëjta do të vlejë edhe për terminalet e videolotarisë (VLT), ku shteti do të jetë organizatori i vetëm përmes një subjekti“, deklaroi Nikolloski, përcjell Ora24.tv








