Minçev: Investojmë në administratë profesionale të gatshme për sfida evropiane

Advertisement

Administrata në të ardhmen nuk ndërtohet vetëm me rregulla dhe procedura të reja, por me njerëz që kanë dituri, vizion dhe kapacitet që t’i kryesojnë ndryshimet, theksoi ministri i Adrministratës Publike, Goran Minçev, në Konferencën ministrore të ReSPa “Administrata publike e gatshme për të ardhmen: zhvillim profesional dhe e-menaxhim për aderimin në BE”, që po mbahet në Beograd dhe i cili këtë vit i dedikohet përvojave të vendeve të rajonit, rolit të akademive për administratë publike në zhvillimine kompetencave profesionale, si dhe kontributin e shërbimeve publike digjitale drejt një adminstrate më të aksesueshme, më transparente dhe më efikase.

Siç informoi Kabineti i tij, në fokus të fjalimit të Minçev ishte vendosja e Akademisë për përsosje profesionale dhe trajnim të pëpunësve administrativë, si themel të profesionalizmit të administratës dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale të gatshme të përgjigjen në sfidat moderne dhe kërkesat e integrimit evropian.

“Me miratimin e zgjidhjes ligjore në vitin 2025, kemi vendosur bazën ligjore për një qasje sistematike ndaj zhvillimit profesional të nëpunësve administrativë. Megjithatë, ambicia jonë është shumë më e madhe sesa krijimi i një institucioni që do të organizojë trajnime. Akademia duhet të jetë shtylla e vlerës institucionale, të krijojë profesionistë dhe liderë të ardhshëm dhe të zhvillojë strategjikisht kompetencat e administratës së së ardhmes”, theksoi ministri Minçev.

Minçevi në Beograd: Investojmë në administratë profesionale të gatshme për sfida evropiane

Theks i veçantë është vendosur në prioritetet për operacionalizim të plotë të Akademisë, përforcim të kapaciteteve të saj, zhvillimin e programeve të zbatuara në kompetenca, si dhe nël avancimin e proceseve digjitale për menaxhim me përsosjen profesionale dhe rajnimin e nëpunsve administrativë. Në këtë kontekst, ministri e theksoi rëndësinë e mbështetjes nga ReSPA dhe partnerët evropianë në zhvillimin e zgjidhjeve moderne, të integruara dhe të qëndrueshme, të cilat do ta lehtësojnë qasjen në trajnime, do ta avancojnë përcjelljen e zhvillimit profesionaë dhe do të kontribuojnë drejt menaxhimit më efikas me diturinë në setorin publik.

Përmes bashkëpunimit rajonal dhe evropian dhe krijimit të Akademisë si qendër për zhvillim profesional, Ministria e Administratës Publike, siç thuhet në kumtesë, investon në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e një administrate të përgatitur për të zbatuar standardet evropiane dhe për t’iu përgjigjur pritjeve të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit