Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Advertisement

Edhe sonte janë regjistruar tensione dhe përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin para Kryeministrisë.

Sipas raportimeve, përplasjet kanë nisur pas bllokimit të qarkullimit në bulevard nga protestuesit.

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë dhe për të lejuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë raportohet po ashtu se kanë nisur shoqërimet e disa prej tyre.

Kujtojmë se prej disa javësh, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit