Mickoski: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në rrugën evropiane pavarësisht kushtëzimeve për ndryshime kushtetuese

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj reformave dhe integrimit evropian, por kundërshtoi kushtëzimet që lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe çështjet e identitetit, transmeton Anadolu.

Duke folur në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026, të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, Mickoski ka thënë se Maqedonia e Veriut është e përqendruar në zbatimin e Agjendës së Reformave, modernizimin e institucioneve dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, sipas një postimi nga llogaria zyrtare e tij në rrjetet sociale.

Ai ka përmendur gjithashtu pjesëmarrjen e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe zbatimin e ardhshëm të parimit “Roaming si në shtëpi” si përfitime konkrete për qytetarët dhe dëshmi të orientimit evropian të vendit.

Mickoski ka theksuar se zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në merita, reforma të përmbushura dhe rezultate konkrete, me fokus në ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme, efikase dhe transparente.

“Fatkeqësisht, në vend që të vlerësohet përparimi ynë në reforma, Maqedonia vazhdon të përballet me kushtëzime që lidhen me ndryshimet kushtetuese, të cilat prekin çështjet e identitetit”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka shtuar se, pavarësisht kësaj pengese, vendi mbetet konstruktiv, aktiv dhe i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve.

“Perspektiva evropiane e Maqedonisë duhet të jetë e qartë, e parashikueshme dhe e bazuar në parimet dhe kriteret evropiane”, ka theksuar Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit