“Është pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur”, Haaland flet për skandalin financiar të Cityt

Advertisement

Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

 

Sulmuesi norvegjez, i cili ndodhet në grumbullim me përfaqësuesen e Norvegjisë, u përball me një pyetje rreth këtij rasti, por pranoi se nuk kishte shumë informacione për këtë çështje.

“Është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur, kur nuk di shumë për këtë çështje”, deklaroi Haaland.

Ai shtoi se pret që përgjigjet të bëhen të ditura në të ardhmen, ndonëse nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë kjo.

Supozoj se përgjigjet do të vijnë në ditët në vijim… Nuk e di kur do të dalin përgjigjet. Nuk kam lexuar shumë për këtë çështje”, u shpreh norvegjezi.

Megjithatë, Haaland theksoi se është i lumtur te Manchester City, duke mos lënë vend për paqartësi rreth qëndrimit të tij ndaj klubit.

“Unë jam lojtar i Cityt dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë”, përfundoi ai.

Manchester City ka apeluar vendimin e komisionit të pavarur, ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet para përfundimit të këtij viti. Nëse vendimi konfirmohet, klubi pritet ta mësojë dënimin para fundit të këtij sezoni./Telegrafi/

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit