Qielli i nëntorit sjell disa ngjarje interesante astronomike, të cilat mund të vëzhgohen edhe me sy të lirë. Më 15 dhe 16 nëntor, Marsi dhe Jupiteri do të shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit në qiellin e mëngjesit, përpara lindjes së Diellit.
Sipas të dhënave të NASA-s, dy planetët do të jenë rreth 1.2 gradë larg njëri-tjetrit, duke krijuar një pamje të veçantë për vëzhguesit e qiellit. Jupiteri do të dallohet për shkëlqimin më të madh, ndërsa Marsi do të ketë nuancën karakteristike të kuqërremtë.
Një tjetër ngjarje që pritet me interes është shiu meteorik Leonidë, i cili arrin kulmin gjatë natës së 17 dhe 18 nëntorit. Në kushte ideale, mund të shihen deri në 15 meteorë në orë.
Astronomët rekomandojnë që vëzhgimi të bëhet në vende larg ndriçimit të qytetit, ku qielli është më i errët dhe pamja më e qartë.
Sa i përket Shkupit, Dielli sot lind në orën 06:23 dhe perëndon në orën 16:13, ndërsa dita zgjat rreth 9 orë e 49 minuta.
Hëna është në fazën e rritjes dhe ndriçohet rreth 33 për qind, ndërsa Hëna e plotë e radhës pritet më 24 nëntor.








