Qeveria dhe Kisella Voda bashkojnë forcat, zgjidhet problemi shumëvjeçar me ujin e pijshëm

Advertisement

Qeveria dhe Komuna e Kisella Vodës po bashkëpunojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore, me fokus në zgjidhjen e mungesës së ujit të pijshëm në këtë pjesë të komunës. Sipas paralajmërimit, fillimisht do të përfundojnë punimet për instalimin nëntokësor të rrjetit të ujësjellësit, ndërsa më pas rruga do të shtrohet me asfalt të ri.

Qeveria thotë se projektet po realizohen në mënyrë të planifikuar dhe se do të vazhdojë të mbështesë komunat për zgjidhjen e nevojave të qytetarëve. Gjithashtu, u shpreh mirënjohje për kryetarin e komunës, këshilltarët, deputetët dhe institucionet që janë përfshirë në këtë projekt të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit