Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Kulturës, Sedat Sylejmani, kanë qëndruar në Ankara të Turqisë, ku kanë zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nadir Alparslan.

Në fokus të takimit ishte restaurimi dhe zhvillimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me ç’rast u diskutua hartimi i një projekti gjithëpërfshirës, mundësitë e financimit dhe përgatitja e një masterplani për këtë zonë me vlera të rëndësishme historike dhe kulturore.

Gjithashtu, u dakordua për formimin e një bordi këshillëdhënës, i cili do të koordinojë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të projektit.

Synimi është që Çarshia e Vjetër e Shkupit të ruajë trashëgiminë e saj historike, duke u zhvilluar njëkohësisht si qendër e rëndësishme e zejtarisë, tregtisë dhe turizmit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit