Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave janë regjistruar 116 raste, që është gati dyfish më shumë nga java e kaluar, kur ishin evidentuar 61 të prekur.
Më së shumti raste janë regjistruar në Tetovë, 48 të prekur, ndërsa pas saj vijnë Kumanova me 26 dhe Shkupi me 13 raste.